Marka të forta. Servis i fortë.
Shërbimet e OMNIplus në Shqipërisë.

OMNIplus është simbol i pikave të forta të servisit dhe një partner që është i specializuar për Omnibus. Ju përfitoni në të gjithë Evropën shërbime të përshtatura sipas nevojave tuaja, të cilat garantojnë një gatishmëri të lartë në përdorimin e automjetit tuaj. Të gjitha pikat e servisit në Gjermani plotësojnë kërkesat e larta të vendosura nga cilësia e OMNIplus. Ju përfitoni nga disponueshmëria e lartë e pjesëve origjinale të testuara, si dhe nga shërbimi ynë i besueshëm 24h SERVICE.

Në udhëtimin tuaj nëpër Evropë ne jemi gjithmonë në krahun tuaj. Dhe mund të mbështeteni te kjo gjë.

Pasqyra përmbledhëse e shërbimeve tona:

Rrjeti i shërbimit në mbarë Evropën

Ne jemi partneri i fuqishëm dhe plotësisht i besueshëm në anën tuaj. Me më shumë se 600 pika servisi në Evropë ne kemi rrjetin më të madh dhe më të dendur të servisit me disa nivele për autobusët Mercedes-Benz dhe Setra.

24h SERVICE

Shërbimi ynë OMNIplus 24h SERVICE është i disponueshëm në çdo moment në të gjithë Evropën. Punonjësit tanë me përvojë të shërbimit ju vendosin në kontakt me pikat e servisit pranë jush dhe në të njëjtënën kohë kujdesen edhe në vend për autobusin tuaj. Në këtë mënyrë përfitoni ndihmë të shpejtë dhe të specializuar edhe në ndalesat e paparashikuara.

Mirëmbajtja & Riparimi

Ekipet tona të specializuara nëpër ofiçina disponojnë ekspertizë të thelluar specifike për autobusët. Në sajë të trajnimeve të vazhdueshme për shërbimet dhe produktet, punimet tuaja të mirëmbajtjes dhe të riparimit mund të kryhen me kompetencë dhe përfitim ekonomik. Përveç kësaj, punonjësit tanë punojnë në ofiçina që janë të pajisura më së miri për kërkesat për riparimin e autobusëve dhe kështu ato kujdesen edhe për efikasitetin e lartë në proceset e punës në ofiçinë.

Instruksionet për kujdesin dhe pastrimin

Për të ruajtur vlerën e automjetit tuaj, OMNIplus ofron instruksione për pastrimin dhe kujdesin për hapësirën e brendshme, për pjesët e jashtme, për nënshasinë dhe për xhamat. Përfitoni nga instruksionet tona për kujdesin dhe pastrimin dhe rritni kështu vlerën e rishitjes së autobusëve tuaj, si dhe kënaqësinë e klientit.

Gjej vendndodhjen
Kërkim i thjeshtë i pikës së servisit nëpërmjet funksioneve të shumta të listës së serviseve online. Me një klikim të mausit dhe aty do të gjeni menjëherë çdo pikë servisi pranë jush.

Optimizoni biznesin tuaj të autobusëve

Shërbimet dixhitale të OMNIplus ON

  • Një shumëllojshmëri shërbimesh dixhitale ofrojnë një drejtim dhe siguri të planifikuar me kujdes të lëvizshmërisë së flotës së autobusëve tuaj.
  • Bëni planifikime të drejtuesve dhe të itinerareve në sajë të shërbimit efikas telematik
  • Hapni dhe komandoni nga distanca funksionet themelore të automjetit me anë të aplikacioneve inovative

Shko te portali ON